Aktivi i PD Kukës, Sinamati: Sot jemi më të fortë se kurrë, për t’u përballur me tiraninë e korrupsionit dhe krimit politik

Hënë, 13 Mars 2023 09:16

Është zhvilluar një ditë më parë aktivi i degës së Parisë Demokratike në Kukës.

Kandidati i opozitës për këtë bashki Admir Sinamati në fjalën e tij ka denoncuar gjithë sulmet e orkestruara nga Rama kundër opozitës.

“Por pavarësisht kësaj, tha Sinamati, ne jemi sot më të fortë se kurrë, të gatshëm për t’u përballë guximshëm me tiraninë e korrupsionit dhe krimit politik e për të fituar thellë”.

Fjala e plotë në takimin e aktivit të Partisë Demokratike Dega Kukës.

Jemi sot bashkë për të filluar fazën e përmbylljes me sukses këtë aksion final të nisur në Tetorin e Vitit 2021, ku pasi shpëtuam Partine Demokratike nga humnera, tashmë jemi në etapën e sulmit për të arritur fitoren e thellë tonën dhe forcave demokratike që e duan Kukësin dhe Shqipërinë të zgjidhur nga zinxhirët e mafies, hajdutëve, injorancës dhe urrejtjes.

Siç edhe e keni parë këto ditët e fundit, mafia politike e nxori kokën duke treguar se gjithçka ishte orkestruar ne emër të pseudoreformave kishte një qëllim të qartë: -shkatërrimin e Partisë Demokratike si e vetmja forcë politike patriotike, mbrojtëse e palëkundur e interesave te qytetarëve dhe kombit shqiptar.

Pasi dështuan me marrjen peng të drejtimit të Partisë tonë, qeveria e kontrolluar dhe orkestruar nga mafia përdori aktin e fundit kriminal duke përdorur gjykatën për të dhënë një vendim absurd -moslegjitimimin e reformimit te PD nëpërmjet procesit të ringritjes me anë të rithemelimit.

 

Por pavarësisht kësaj ne jemi sot më të fortë se kurrë, të gatshëm për t’u përballë guximshëm me tiraninë e korrupsionit dhe krimit politik e për të fituar thellë.

Të nderuar miq, ne jemi koshientë për atë situatë dramatike depresioni që pati kapluar anëtarësinë e partisë sonë dhe secilit prej nesh pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe aq me shumë pas proçesit te nxituar e të turpshëm të riciklimit korruptiv ne Qershor 2021 të Lulzim Bashës në krye të PD.

Tendenca e Bashës për të spastruar Partinë nga memorja historike dhe kolona ideologjike u shndërrua në uragan shprese dhe fryme lirie për ne dhe vendin nëpërmjët foltores. Dr. Berisha motivoi me forcë vullkanike anëtarësinë dhe arritëm që të konsolidohemi si një Parti fituese duke i dhënë një leksion politikës vendase dhe më gjerë.

Të nderuar anëtarë, drejtues të seksioneve, grupseksioneve e kryesisë falë punës suaj ne jemi sot më të fortë, më të organizuar, më të motivuar se kurrë për një përballje dinjitoze me kundërshtarët tanë dhe për të dalë nga kjo betejë fitimtarë e të nderuar. Gjatë kësaj periudhe ne kemi mbajtur gjallë shpresën e fitores duke qenë përçues të mendimit të shumicës së qytetarëve kuksianë, kemi bashkuar rreth vetes gjithë energjitë opozitare dhe presim materializimin e kësaj lëvizjeje rezistence. Ne me përulësi dhe modesti kemi ftuar dhe bashkuar rreth nesh intelektualë, mësues, mjekë, inxhinierë, sipermarrës, studentë, gjimnazistë, fermerë që kanë sfiduar hapur presionet e pushtetit të kapur dhe jemi të gatshëm t’i japim goditjen finale kryetarit 8% dhe për t’i dhënë mundësinë që kohën e tij ta përdorë për atë që di të bëjë më mirë – bastet dhe bixhozin.

Ne kemi organizuar shtabin tonë të fitores, drejtimin e te cilit ia kemi besuar prof. Safet Sulës -Kryetarit të Bashkisë së Kukësit 96-2000 që me urtësinë dhe lidershipin e tij brilant bëri që Kukësi të përballojë më dinjitet dhe krenari një nga krizat më të mëdha humanitare atë të dëbimit të qytetarëve te Kosovës në vitin 1999; deputeti që përfaqsoi në Kuvend me kompetencë dhe profesionalizëm banorët e Kamzës gjatë viteve 2005-2009 duke u bere promotor I qindar projekteve të qeverisë dhe të huaja në zhvillimin e Kamzës, Bathores, Paskuqanit. Profesori ka pranuar të punojë më kënaqësi me ne në këtë fushatë ndaj unë në emrin tim dhe tuajin e falenderoj me shumë mirnjohje.

Ekipit tonë i është bashkuar edhe miku im, qytetari patriot e intelektual, gazetari kurajoz e politikani i pakompromis, avokati i paepur i pasurisë materiale dhe shpirtërore shqiptare, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike z. Aulon Kalaja.

Aulon, faleminderit që pranove ftesën tonë dhe e çmojmë shumë që je mes nesh!

Vëllezër e motra, ne sot jemi misionarë të demokracisë, të të drejtave njerëzore dhe mbrojtës të paepur të interesave të Kukësit dhe banorëve të kësaj treve; e së shpejti do të jemi reformatorët dhe qeverisësit kokëulur e të duruar, por për ta merituar duhet të hyjmë në çdo shtëpi, të takojmë të gjithë qytetarët, të jemi zëri i arsyes dhe shpresa e zgjidhjes së problemeve.

Ne nuk e bazojmë suksesin tonë tek humbja e kundërshtarit por në meritën e fitores sonë.

Përballë nesh është kryetari 8% tashme e shkuara më e errët e historisë politike, sinonimi i korrupsionit, të zezave, i arrogancës, injorancës dhe përbuzjes ndaj ne duhet ta mundim thellë atë që t’I ndalim njëherë e mirë rrugën kësaj kaste dhe ketij profili politik.

Kukësi meriton frymëmarrje, liri, barazazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Kukësi nuk është dhe nuk mbetet kurrë pëng I mafias, nuk duhet të shërbejë si lavatriçe e Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Burimet natyrore që zoti ia ka falë Kukësit duhet t’I shfrytëzojnë banorët e kësaj zone dhe jo të jenë plaçkë tregu në këmbim të një karrige kryetari.

Ne do te fitojmë e për atë po punojmë me zemër e me shpirt!

Zoti ju bekoftë ju , Kukësin dhe Shqipërinë!

Zoti e bekoftë prof. Sali Berishën!

Fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...