Berisha: Na duhet ndryshimi që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal, si fqinjët tanë

Hënë, 13 Mars 2023 21:54
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha nga Belshi se ndryshimi duhet që të rikthehemi në rrugën e duhur për të ecur si vend normal. 

Kreu i PD prezantoi në Belsh kandidatin për kryetar bashkie Bedri Qypi. 

"Ju siguroj se do garantohen shërbime qoftë të orientimit të tregut, do garantohet ekstensioni falas, do kontrollohen të gjitha imputet për cilësinë e tyre. Shërbimi i ekstensionit nuk ekziston, në një kohë kur fqinji ynë që kemi këtu në jug, detyron çdo agronom të ketë regjistrin e fermerëve që mbikëqyr. Të certefikojë me firmë, prodhimet e tij. 
 

Ndaj dhe në këtë mënyrë nuk merren mediat, ky injektoi këtë e ai injektoi atë. Jo jo, kontrollë, ndihmë mbështetje nga shërbimi i ekstensionit. Sepse të shkelmosh mbi prodhimin tuaj, mbi mundin, djersën tuaj, e thotë populli, të vret zoti me një akt të tillë, se askush atë prodhim nuk e nxjerr me më shumë mund e djersë sa fermeri. Ndaj dhe ne na duhet ndryshimi në mënyrë që të rikthehemi në rrugën që duhet të ecim si vend normal. Të rikthehemi në rrugën që ecin vendet fqinj. 

 

Maqedonia jep subvencion për çdo fermer, 230 euro. Kosova në rastin e luftës dha 400 euro për hektarë gruri. S’do mend ajo. Taksat mblidhen për të shpërblyer qytetarë me rroga, për tu garantuar shërbimin, për të mbështetur ekonominë e tyre për të nxitur zhvillimin.
Ku shkojnë sot taksat, ku shkojnë? 

Ju dëgjoni shpesh se korrupsion kishte dhe korrupsion ka. Ka pasur korrupsion dhe askush në botë korrupsionin gjer tash nuk e ka zeruar, por çdo qeveri e cila përpiqet të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të zbatojë ligjin, luftën kundër korrupsionit e ka përparësi absolute. 

Tani dua të bëjmë bashkë një hesap, llogari. Në vitet 2005-2013, çdo vit të ardhurat që mblidheshin me taksa po thuajse 2 herë më të ulëta se këto që janë sot, plus borxhi që mirrej u përdor për tyë dyfishuar rrogat, pensionet, për subvencione në bujqësi, u përdorën për të pothuaj trefishuar rrënjët e ullinjve në këtë vend, u përdorën për të ndërtuar në Dumre dhe mbarë Shqipërinë 11 mijë km rrugë. U përdor për të ndërtuar mbi 700 sisteme kanalizime dhe ujësjellësash në fshatrat e vendit, për ta sjellë Shqipërinë në moshën dixhitale, që fëmijë tanë të shkojnë në shkollë të kenë kompjuter, kabinet informatike, që kompjuteri të mos jetë një mollë e ndaluar për ta. 

Pra këto ishin disa nga destinacionet. Borxhi sa u rrit? Ishte me qeverinë socialiste para nesh 58.2 %, u rrit në 62.6 %, u rrit 4.4 %. Tani jemi këtu më thoni pak, borxhi u rrit në 107 %, borxhi u rrit në këto 9 vite me 43% krahasuar me 4%. Cilat rroga u rritën, cilat pensione u rritën, cila vepër e madhe u ndërtua".

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...