‘Bëhu burrë dhe firmose po ta mban’/ Berisha sfidon Ramën për pr.ligjin e parashkrimit: Kryeministri e ka tmerr…

E mërkurë, 15 Mars 2023 15:31

Në mbledhjen me grupin e deputetëve, Berisha tha se nuk mund të ketë parashkrim për kryeministrin dhe ministrat e qeverisë sepse sipas tij, “përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin”.

“Ligji që kemi sjellë këtu ka një bazë solide kushtetuese po këtë e mban Linda e Parlamentit, ligji ka 6 muaj që pret në sirtare dhe ne do ta denoncojmë me forcën më të madhe, nuk ka sjellë amendamentin e dorëzuar para 7 muajsh për heqjen e të drejtës së parashkrimit për kryeministrin, i them Edi Ramës bëhu burrë dhe ta bëjmë këtë nen ta firmosim, firmose ti ta firmos dhe unë po ta mban, por nëse nuk e firmos do të jetë neni i parë që do të firmoset me ardhjen e PD në pushtet, koha tregon se është jetike për të ndëshkuar hajdutëritë që u bëhen shqiptarëve nga kryeministri dhe ministrat dhe tij, nuk mund të ketë parashkrim për ta sepse përdorin të gjitha manovrimet që krimet e tyre të kalojnë parashkrimin, do të luftojmë që ky ligj të kalojë në parlament dhe ata që firmosin për plackitjen e qytetarëve duhet të ndiqen nga drejtësia gjer ditën e fundit të jetës së tyre pa asnjë lloj mbrojtje, janë krime të shëmtuara që mjerojnë qytetarët, parashkrimi është amnisti, nuk mund të ketë amnisti për qeveritarët.

Ai nuk firmos se ka tmerr, por ky nen do ta ndjekë mbrapa deri sa të votohet në parlament. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë ka mbi 9 muaj në parlament,  e mbanë kryetarja Linda me urdhër të Edi Ramës, ky është një akt i pashembullt në histori, Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një vasal”, tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...