Në orën 18.00, Meta ka thirrur në një mbledhje  kryesinë e Partisë së Lirisë dhe në 19.30 kandidatët për këshilltarë të forcës politike që ai drejton për Bashkinë e Tiranës.

Kjo lëvizje e Metës vjen 24 orë pas zyrtarizimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, ku pjesë janë Partia e Lirisë, grupi i Berishës, PBDNJ dhe PDK.