Berisha: Në 14 maj votojmë për t'i dhënë përgjigje monizmit dhe rivendosur pluralizmin!

E Enjte, 16 Mars 2023 20:47
 

Votë për t'i dhënë përgjigje monizmit dhe rivendosur pluralizmin, i konsideron kryedemokrati Sali Berisha zgjedhjet lokale. 

Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Eduart Sharka, Berisha tha se rikthimi i pluralizmit më 14 është akt përgjegjësie për Partinë Demokratike. 

 
 

"Do të ju jap një shembull, nuk e kam takuar kurrë; Ardian Koçin, drejtorin e Karavastasë, socialist i thekur më kanë thënë, ska rëndësi, por punëtor i thekur më kanë thënë. E morën e pushuan se i dha invervistë Zërit të Amerikës, nuk ishte halli i intervistës jo, por ishte halli se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve në Karavasta, mbronte Karavastanë. 

 
 

Shtrojeni ju pyetjen. Por çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, ta ndalim këtë të keqe të madhe, ti tregojmë vendin këtij regjimi, të dalim nga monizmi. Liria është oksigjeni i jetës njerëzore, monizmi ndrydh lirinë, zhduk lirinë, shkelmon lirinë, ndaj dhe ne në 14  maj nuk votojmë vetëm për Eduart Sharkën, nuk votojmë vetëm për kandidatët e tjerë, por votojmë për ti dhënë një përgjigje me votën tonë monizmit, për të rivendosur pluralizmin.  

PD-ja është parti që solli pluralizmin, por pati dramën e saj të kontribuojë në vendosjen e këtij monizmi, sepse braktisi zgjedhjet lokale të 2019, në një akt absolutisht antidemokratik, akt antikushtetues. Çfarë do të thotë kjo. Ne nxjerrim mësime nga gabimet. Në statutin që miratuam në 11 dhjetor të 2021 vendosëm një nen; nuk ka bojkot zgjedhjes kurrë, nuk bojkotojmë zgjedhje ne sa të qëndrojmë në skenën politike. 

Ne tani duhet ta bëjmë natën ditë, për ti rikthyer Shqipërisë pluralizmin me 14 maj. Edhe si akt, të përgjegjësisë tonë. 
Ju keni konstatuar se çfarë qëndrimesh antikushtetuese, antidemokratike mban Edi Rama, për përpjekjet e tij të turpshme dhe kriminale për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje; jo, përpjekja e tij tregon frikën, tmerrin që ka nga vota juaj dhe ju më 14 maj, me të gjithë shqiptarët do ti jepni ndëshkimin që meriton".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...