Berisha: Ne nuk kemi vetëm zgjedhje, por ne kemi një mision në këto zgjedhje për të çliruar vendin nga ky monizëm

Premte, 17 Mars 2023 19:25
 
 
 

Lideri demokrat, Sali Berisha nga Vlora ka theksuar se "ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar".

Lideri i opozitës tha se ky vend nuk ka asnjë motiv për t'u braktisur.

 
 
 

"Ky vend braktiset se është në monizëm, monizmat janë pushtime, monizmi është pushim i brendshëm", theksoi kryedemokrati. 

 

Fjala e Berishës:

Vetëkuptohet ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Ne besojmë se vokacioni perëndimore i yni është  një nga trashëgimitë më të çmuara që rilindasit lanë për kombin tonë.

Familja është themeli i ekzistencës së një kombi dhe ne do të punojmë shumë për konsolidimin e saj. Ju siguroj se nesër në pushtet, PD-ja do të ketë një program që se ka pasur kurrë më parë për konsolidimin e familjes shqiptare, mbrojtjen e saj.

Do të bëjmë gjithçka për iniciativën e lirë, duke çliruar çdo barrë fiskale, maksimumin e mundshëm dua të them, dhe të kthejmë, të japim një kthesë të madhe vendit.

Ky vend nuk ka asnjë motiv për tu braktisur. Ky vend braktiset se është në monizëm, monizmat janë pushtime, monizmi është pushim i brendshëm. Po ta përkthesh ndryshe, çdp monizëm cilido qoftë ai, qoftë teologjik, teokratik, mobokraci quhet kjo, monizmi i bandave dhe i krimit, drogës dhe vjedhjes, korrupsionit. Të gjitha këto janë forma të cilat vetëm sa mjerojnë dhe shkretojnë shoqërinë dhe kombet.

Ne këtë kontekst jemi misionarë. Pra ne nuk kemi vetëm zgjedhje, siç ka një forcë tjetër politike, por ne kemi një mision në këto zgjedhje për të çliruar vendin nga ky monizëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...