Rama do t’i besojë SHISH-in zyrtares së shkarkuar në Kosovë

Saturday, 18 Mars 2023 09:44
 
 

Vlora Hysenit, një ish-zyrtare e lartë e Agjencisë Kombëtare te Inteligjencës së Kosovës, e shkarkuar nga detyra nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, i është besuar nga kryeministri Rama, drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror. Këtë të premte kreu i qeverisë e ka çuar emrin e Hysenit, këshilltares së tij, te presidenti Bajram Begaj

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenit, një ish-zyrtare e lartë e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Kosovës, e shkarkuar nga detyra nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani në 2021, për kontakte te dyshimta me qarqet serbe.

 
 
 

Kryeministri Edi Rama, emrin e Vlora Hysenit ia ka propozuar presidentit Bajram Begaj gjatë takimit të zhvilluar këtë të premte në presidencë, teksa në një reagim në rrjetet sociale është shprehur se respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të Inteligjencës përbëjnë një garanci për reformimin e SHISH.

 

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Po kush është Vlora Hyseni, të cilën Rama prej shtatorit 2021 e kishte marrë si këshilltare për çështjet e sigurisë?

Vlora Hyseni ka punuar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, teksa për 4 muaj, nga dhjetori i 2020 deri në prill të 2021 ka qenë në krye të këtij institucioni, deri sa u zëvendësua nga Petrit Ajeti.

Me ardhjen e këtij të fundit të krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni u rikthye në postin e zv/drejtoreshës së kësaj agjencie.

Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani në qershor të vitit 2021 morën vendimin për shkarkimin e Vlora Hysenit nga posti i zv/drejtoreshës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Në njoftimin e lëshuar nga presidenca dhe zyra e kryeministrit nuk është bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit, por theksohej se zëvendësdrejtoresha e AKI-së obligohej që ta bënte dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar.

Në media në Kosovë për shkarkimin e saj nga ky post, u raportua se shkak ishin bërë dyshimet për kontakte të papërshtatshme me segmente të qarqeve serbe.

Modifikuar më Saturday, 18 Mars 2023 10:02

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...