Thirrja e gazetarëve amerikanë: Republikanët e Kongresit të hetojnë mega-aferën Rama-Kim-McGonigal

Tuesday, 21 Mars 2023 08:56

Në shkrimin e tij theksohet se Rama dhe McGonigal janë përfshirë në një skemë zhvatje ndaj biznesmenëve shqiptarë. Në thelb të skandalit, sipas gazetarit, është goditja e Sali Berishës dhe opozitës shqiptare.

Madje ai shkruan se në këtë skandal është e implikuar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Shkrimi u bë viral dhe u shpërnda në disa media të tjera si MSN. Por ai u bë viral edhe në median sociale.

“E kuptoj se pak njerëz e vënë re Shqipërinë, por amerikanët duhet të fillojnë të pyesin pse Uashingtoni, veçanërisht që nga viti 2021, bën gjithçka për të mbrojtur qeverinë narko-miqësore të Ramës kundër kritikëve të saj të shumtë,” shkruan Schindler në Twitter.

Thirrjes së tij, iu bashkuan edhe gazetarë të tjerë amerikanë.

Gazetarja Miranda Devine e New York Post, duke shpërndarë shkrimin, tha se Charles McGonigal në bashkëpunim të fshehtë me kryeministrin socialist, Edi Rama, kanë zhvatur biznesmenët shqiptarë.

“Megjithatë, administrata e Biden e mbron narko-shtetin e Ramës dhe sanksionon kundërshtarët politikë. Pse?” shkruan gazetarja.

Edhe gazetari i Sun, John Lucas i është bashkuar thirrjes. Madje ai sugjeron se e njëjta situatë është edhe me Vuçiçin në Serbi.

Por Schindler ndërhyn duke thënë se është një kontekst tjetër gjeopolitik: “Po, përveçse kur vendet e NATO-s mbyllin një sy përpara Vuçiçit, të paktën ka njëfarë kuptimi sepse Beogradi është si një pikë balancimi mes Moskës dhe Perëndimit”.

Në debat u përfshi edhe ish-e dashura e Charles McGonigal, Allisgon Guerriero. Ajo tha se Kongresi duhet të hetojë edhe për eprorët e McGonigal në FBI.

“John, pse të mos nisin duke hetuar ata që ishin mbi të në FBI dhe të raportojnë për këtë? Më beson për këtë”, shkruan ajo.

Kurse gazetari dhe analisti John Schindler përgjigjet: “Kjo është arsyeja pse unë i kam kërkuar vazhdimisht Kongresit që të hetojë plotësisht çështjen McGonigal- kjo është çështje e thellë dhe e shëmtuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...