Berisha nga Selenica: Është detyrë e çdo demokrati dhe çdo qytetari, që të ndalojmë shkretimin e vendit!

E mërkurë, 22 Mars 2023 08:19
 
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot në Selenicë kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Leonard Rakipaj. 

Berisha u shpreh në fjalën e tij se është detyrë e çdo demokrati dhe çdo qytetari për të ndaluar shkretimin e vendit. 

Duke u ndalur te eksodi i viteve të fundit, kreu i PD tha se 34% e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë, duke emigruar në vendet e BE. 

"Të dashur banorë të Peshkëpisë, Selenicës, fshatrave përreth. I dashur deputet i Vlorës, miku im, Bujar Leskaj. I dashur kryetari i PD-së për Selenicën, Guri Leskaj. I dashur kandidati për qytetar të parë të Bashkisë së Selenicës, dhe me mbështetjen tuaj kryetari i ardhshëm i Bashkisë Selenicë, Leonard Rakipaj. 

Së pari, u përshëndes ju përzemërsisht dhe u falënderoj për pjesëmarrjen në këtë takim, por unë përshëndes nga kjo platformë të gjithë banorët e Selenicës, banorët e fshatrave përreth, banorët e Vlorës kudo që janë sot. Shpreh kënaqësinë që takohem me ju dhe bindjen më të thellë se momenti në të cilin ne takohemi, është një moment thirrje kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar, mbasi shoqëria shqiptare, populli i Selenicës, i Vlorës i Shqipërisë përjeton në një farë mënyre një nga momentet absolutisht më dramatike të historisë tonë kombëtare. 

Përjeton një moment në të cilin ne jemi pakësuar dhe po pakësohemi, jemi shkretuar dhe po shkretohemi me një shpejtësi të pabesueshme. Ne mblidhemi në një moment kur me statistika 38% e qytetarëve të Vlorës kanë braktisur Vlorën gjatë 9 viteve të fundit. Ne mblidhemi në një moment kur me statistikë të saktë, 34 % e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë për BE-në dhe vende të tjera. 

Kurrë në histori, një komb në një hark kohor kaq të shkurtër, nuk është shkretuar siç po shkretohemi ne shqiptarët, dhe po të kemi parasysh se 80% e të larguarve nga Shqipëria janë të rinj, kjo e thellon edhe më shumë dramën, katastrofën tonë, mbasi e vërteta është se të humbasësh 80% të rinjve, ke humbur një gjeneratë të tërë dhe më shumë se një gjeneratë. 

Është në detyrën tonë, në detyrën e çdo demokrati e demokrate, të çdo qytetari pa parti por edhe të çdo socialisti që e do këtë vend, të bashkohemi të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe, të bashkohemi sepse nuk ka asnjë shkak natyror që ne të braktisin këtë tokë të bekuar. Të bashkohemi dhe të shtrojmë pyetjen, pse ne po ikim në këtë mënyrë, çfarë po ndodh me Shqipërinë e shqiptarët", tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...