Teksa çështja është në Gjykatën Administrative, të pranishëm në këtë aksion të paligjshëm janë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që pretendohet se këto godina do t’i kalojnë Shërbimit Social.

“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë: kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Group.

Punonjësja e Shërbimit social: Na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin.

Avokati i “Hysenbelliu Group”: Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë. Për rastin e pronave, kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë, nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligjit, ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale.

Kujtojmë se hoteli u hodh në erë me tritol më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë krejt të paligjshme.