Berisha: Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë këtë monizëm, Basha e ktheu partinë në OJQ të majtë

E mërkurë, 22 Mars 2023 15:35

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e sotme për doktrinën e djathtë, se vetëm një forcë politike konservatore mudn të përmbysë monizmin e Edi Ramës.

“Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar.

 

Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë.

Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto.

Ka vetëm një shpjegim: largimi me shpejtësi nga qeverisja që erdhi nga parimet e një qeverisje transparente, të përgjegjshme. Por ne nuk jemi këtu për të analizuar qeveritë, por për të analizuar opozitën.

PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën.

Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja.

PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD.

Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën.

Njerëzit pyesin se si do i japim zgjidhje kësaj situate. Por ne kemi parimet tona. Unë nuk di asnjë rrugë tjetër përveç vendosjes në piedestal të atyre parimeve me të cilat Shqipëria ndryshoi 21 herë, me të cilat Shqipëria arriti të bëhej vend i besueshëm për shqiptarët, arriti që të ketë shtet ligjor dhe ekonomi tregu funksionale.

Një forcë që nuk mbron interesin kombëtar, është një fatkeqësi dhe nuk duhet të ekzistojë”, tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...