‘Sekuestrimi i Prestige Resort’/ Meta: Sulm i hapur i Ramës ndaj medias për ti mbyllur gojën

E mërkurë, 22 Mars 2023 15:38

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas konfiskimit të paligjshëm që iu bë “Prestige Resort” ditën e sotme, në një ditë pushimi zyrtar.

Meta e cilëson këtë një hakmarrje në shkelje të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut dhe një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi, por pronës së çdo qytetari.


Postimi i plotë:

Në këtë ditë feste të shenjtë të besimit Bektashi, por njëherazi dhe dita e festës së Demokracisë, qeveria e Edi Ramës nuk rreshti në veprimet e saj të paligjshme dhe mafioze.

Veprimet hakmarrëse ndaj Prestige Resort në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut, janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofrenike jo vetëm ndaj këtij biznesi por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari.

Sot, siguria juridike, respekti ndaj ligjit, respekti ndaj të drejtës për tu ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Edi Rama dhe banda e tij, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës.

Goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshme, por dhe provë e dëshpërimit të tij, përballë zemërimit të jashtëzakonshëm të qytetarëve ndaj tij dhe mafiozëve që e rrethojnë.

As Edi Rama dhe as një shërbëtor i tij nuk e ndal dot uraganin e zemërimit popullor, që do t'i ndëshkojë në 14 Maj për dëmet shumë të mëdha që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.

#PartiaLirise #NdryshimMeCdoCmim

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...