Nga fjala e Kryetarit të PD, z. Sali Berisha sot në Kuvend:
“ Afera 600-700 milionëshe në total apo afera 420 milionë e djegësit të Tiranës, kurrë nuk mund të realizohej me firmën, me insistimin e Arben Ahmetajt.
Arben Ahmetaj në daljen e tij të fundit u shpreh se qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Unë ua them këtu si ish-Kryeministër: Kurrë një ministër nuk e lëviz dot qeverinë. Qeverinë e lëviz Kryeministri, i cili ngarkon punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave dhe në këtë mënyrë e lëvizi Edi Rama. E lëvizi Edi Rama duke firmosur 17 shkresa në 24 orë në një kohë rekord!
Arben Ahmetaj ka përgjegjësi të plotë sepse me Inspektoriatin e tij financiar nuk mbikqyri financimet, grabitjen dhe plaçkitjen e parave dhe tani del thotë publikisht “Follow dhe money” - Ndiq paranë!
Ndjek paranë, por edhe ti do të mbetesh në atë vorbull, Arben, se jep këshilla tani mbasi t’u kujtuan!
Por Edi Rama është përgjegjësi numër një, sepse është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve pasi tha se kjo procedurë është antiligjore!”