Berisha: Kjo është ndarja përfundimtare me pengjet e Ramës, PD del më dinjitoze nga kjo betejë

Premte, 24 Mars 2023 14:31

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot se PD do të ndahet përfundimisht nga dyshja Alibasha-Brava, të cilët i etiketoi si pengjet e Edi Ramës. Berisha tha se PD del më dinjitoze nga kjo betejë.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton.

 

PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve.

 

Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama. Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara.

PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta,” tha Berisha.

Kryetari demokrat tha se referencë për listën e këshilltarëve bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit, do të jenë ato të vitit 2015. Berisha tha se ende nuk është mbyllur lista e këshillit bashkiak pasi pritet të miratohet nga kryesia, ndërsa theksoi se lista do të dorëzohet në kohë, pra më 27 mars.

Berisha foli për përdorimin e administratës në fushatën elektorale. Berisha u shpreh se në këtë moment zgjedhjet nuk janë më zgjedhje pasi rrënohen të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Përdorimi i administratës publike për fushatën elektorale është rrënim i i shtyllës kryesore për zgjedhjet e lira. Nëse qeveria përdor administratën, burimet e saj, siç po përdoren sot, që në këtë moment zgjedhjet nuk janë më zgjedhje. Rrënohen standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Jemi të vendosur të marrim pjesë dhe të marrim çdo qëndrim dhe vetëm revolucioni demokratik është zgjidhja për këtë narkoshtet që po largon masivisht shqiptarët nga Shqipëria”, deklaroi Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...