Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se shëndetësia e sotme është njësoj si në vitet ’60 të shekullit kaluar. Berisha theksoi se, sot shqiptarët janë të varfër se në vitin 2013, për shkak të vjedhjes së qeveritarëve.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha në Berat:
Aspekti tjetër që mundon më shumë çdo shqiptar sot është varfërimi progresiv, faktori ekonomik.
Çfarë ndodh me ne, me qytetarët shqiptarë.
Miqtë e mi!
Ne kemi qenë të varfër dhe kjo është e vërteta. Për shkak të diktaturës, shkaqe të tjera, në në vitin ’90 ne të ardhurat për frymë i kemi pasur 204 dollarë në vit. Jemi rreshtuar të 3 më të varfër të planetit, Uganda, Angola, Shqipëri. Por lumejtë e djersës, vlerat e lirisë, bënë të mundur që në vitin 2008, ne një hop të vërtetë të dalim nga honet ku ishim në kombet më të varfëra dhe të rreshtohemi në kombet me të ardhura të mesme të larta.
Nuk ishim të pasur, por ngjitja është shpresë, po ngjiteshin se të pasur prap nuk ishim. Por ne po ngjiteshim, mëkëmbja, prosperiteti po rritej, varfëria po zvogëlohej. Dhe këto e bënë që nga viti 2007-2014 çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri po rritej. Shqiptarët po i besonin Shqipërisë, po i besonin Beratit, po i besonin pasurive përrallore të këtij vendi.
Çfarë ndodhi? Nga viti 2013 e deri më sot nga njerëzit më të mirë të paguar të rajonit, përfshirë këtu edhe bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarë të BE-së, ne u rrokullisëm në fund të rajonit.
Ne paguhemi sot 30-40% më pak se në Kosovë. Kosova ka gjysmën e të ardhurave buxhetore të Shqipërisë. Të ardhurat burxhetorë në Kosovë janë 2 miliardë euro, në Shqipëri janë 5 miliardë. Por Kosova ka një qeveri të përgjegjshme dhe një qeveri e përgjegjshme nuk mund të ketë qëllim më madhor se sa përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Dmth, rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Kjo nuk ndodhi , por çfarë ndodhi, e kundërta. Sot çdo rrogëtar blen me rrogën e tij 30% më pak për shkak të inflacionit se në vitin 2013. Atëherë njerëzit ikin dhe vetëm ikin. Ikin të rinj, të moshuar, mjekë, inxhinierë, agronomë, një hemorragji e tmerrshme kombëtare.
Me se i kompenson, me mashtrime dhe vetëm mashtrime. Të gjithëve u kujtohet para 2 vitesh kur thoshte se nuk është e vërtetë se ska mjekë. Janë 400 që presin radhën për të filluar punën. Tani ky i paaftë, thotë nuk do i lëmë të ikin, do i paguajmë më shumë.
Por sot a e dini se ku është sistemi shëndetësor. Ua them unë me përgjegjësi absolute, sot ne jemi në vitet ’60. Sot ne jemi, po të heqim imazherinë, mjek për frymë dhe shërbim jemi në vitet ’60.
Isha në Gramsh, takova një mjeke, zonjë, misionare të vërtetë. Më tregoi se ajo kujdesej për 20 mijë banorë të 4 komunave. Ky ka qenë raporti i viteve ’60. Pra shëndetësia u shkatërrua.
Arsimi? Kush mundet të gjejë një punë më të mirë largohet. Tani vuri një taksë tjetër, të profesioneve të lira, do të ikin. Çfarë janë stomatologë, avokatë, të gjithë profesionet e lira me atë taksë 23% nuk e sigurojnë dot jetën këtu dhe ata kudo që shkojnë jetojnë më mirë.
Atëherë edhe këto shërbime do na shkatërrohen.
Nuk ja ndjen këtij dhe këtyre qeveritarëve, për qytetarët. Ky ecën, udhëton sikur të ishte sheik. 137 udhëtime me avion me dhomë gjumi, se lodhet shumë zotëria e tij, që nuk shkon as në mbledhje qeverie. Shpenzon 22 mln euro vetëm udhëtime. Merr vazo druri në oborrin e kryeministrisë që nuk e sheh kërkush përveç atij, se është oborr i brendshëm, 4 mln euro.
Ulet në darka, 10 mijë euro, porosisin biftekun 1 mijë euro ministrat e tij. Shkon ministrja tjetër në Peshkopi me helikopter. Secili fluturim është 15 mijë euro minimumi.
Për këta nuk ekzistojnë qytetarët.