Meta: Të jesh drejtor në administratën e ‘Rilindjes’ duhet të kesh bërë burg

Tuesday, 28 Mars 2023 19:13

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se shteti sot po dënon të pafajshmit, dhe nga ana tjetër po i jep pushtet politik kriminelëve për përfitime elektorale.

 
 

“Fitorja është e padiskutueshme në të gjithë Shqipërinë. Nga ’90 e deri më tani, vendi ndodhet në gjendjen më të keqe. Ky sot ka të gjithë bashkitë dhe 100% të Këshillave bashkiakë. ne vendi anëtar i NATO-s jemi në këtë situatë sepse kështu e katandisi ky regjim. Sot kemi një regjim, dhe kërkon të sundojnë përmes intimidimit, censurës, patronazhistëve dhe oligarkëve.

Sot ky regjim mjaftist ka në dorë qeverinë dhe të gjitha bashkitë. Por në 14 maj ndryshmi i madh do të fillojë, përmes çrrënjosjes së monizmit, do të bjerë e gjithë piramida si sheqeri në ujë kur shkrihet. Populli nuk pret asgjë të mirë nga banda e Rilindjes.

 Populli i Shqipërisë do ta ndëshkojë arrogancën dhe censurën, do t’u tregojë përfaqësuesve të regjimit mjaftist që u hyn qytetarëve në jetën private, se ku e meritojnë të përfundojnë. Në të gjithë qeveritë e pas ’90 Shqipëria ka pasur një nivel të lartë të lirisë dhe individit, shtetit dhe pushteti nuk ka përgjuar individët siç ndodh sot, por edhe liron kriminelët.

Kreu i PS në Mirditë dha dorëheqjen sepse nuk i pyesin, Regjimi ka njerëzit e fortë. Duhet të kesh bërë burg, te kesh pasur tre emra që të jesh drejtor në administratën e tyre”, tha Meta.

Login to post comments