Berisha: Vetëm dje Thesari i Shtetit u pagoi 600 mln lekë, hajdutëve me në krye Veliajn dhe Ramën!

Hënë, 03 Prill 2023 15:04
Lideri i opozitës, Sali Berisha, i mëshoi më fort sot akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçit si edhe kryetarit të bashkisë së Tiranë, Erion Veliajt, se afera e inceneratorëve mbart emrin e tyre, “është kryekëput Rama-Veliaj dhe Agaçio”.

Në një deklaratë për media, Berisha solli faktet që SPAK ose siç e cilësoi me ironi si “Skap”, nuk i heton qëllimisht sepse është kthyer në mburojë e organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama. Ndër të tjera, Berisha tha:

 
 

Prokuroria e partisë është mburojë e këtyre shkeljeve të rënda ligjore.

 

Pse Edi Rama miratoi bonusin me një vendim qeverie prej 8% për kompaninë fituese të Tiranës, në një kohë kur ministrat, tre nga pesë ministrat, ia refuzuan atë?! Njeri prej tyre i deklaroi me shkrim se kjo kompani nuk ekziston.

 

E kujt ishte kompania?! Edi Rama, një veprim të tillë mund ta bënte vetëm për kompaninë e tij. Si ka mundësi që në të gjithë djegësat, në të gjitha proceset, qarkullojnë të njëjtat emra?!

A nuk përbën falsitet, firma e Erion Velisë në emër të qarkut, në një kohë kur qarku është institucion kushtetues dhe nuk përfaqësohet nga kryetari i bashkisë së Tiranës?

A nuk përbën falsifikim, firma e Erion Velisë në emër të këshillit bashkiak, në një kohë kur zyrtarisht dhe ligjërisht ka kryetarin e tij?!

A nuk janë këto, akte të rënda që dëshmojnë se afera është kryekëput Rama-Veliaj dhe Agaçio?!

A nuk ishte Erion Veliaj në janar të vitit 2022 që deklaronte se SKAPI-n e kishte të vetin dhe do t’ia ndërsente, Federatës Shqiptare apo cilitdo që do t’i dilte kundër, vullnetit?!

Unë u them shqiptarëve se vetëm dje, Thesari i Shtetit u ka paguar hajdutëve mafiozë me në krye Erion Velinë dhe Edi Ramën për inceneratorin e Tiranës, 600 milionë lekë, pagesa.

Zoti Dumani deklaroi se nuk dimë pronarët dhe na dalin të tjerë. Bankat nuk bëjnë kurrë transferta tek pronarë fals. Bankat verifikojnë para se të bëjnë transfertën, të gjithë përfituesit nga transferta. Ndaj është dhe ajo e famshmja: folloë the money. Por, në qoftë se Dumani dhe prokurorët e partisë ndjekin paret, atyre iu del Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, dhe këtë ata s’mund ta bëjnë.

Të pretendosh se nuk dihen pronarët, do të thotë të injorosh me dhjetëra e dhjetëra denoncime kurajoze të mediave, të cilat për hir të së vërtetës kanë nxjerrë pronarët në të gjitha transferimet e aksioneve me guxim.

Para 4 muajsh u lirua një nga dëshmitarët kryesorë të djegësave, një shtetas italian, Langinoti, i cili tri ditë më parë plasi bombën. Dëshmoi se Erion Veliaj dhe jo vetëm ai, sollën në Shqipëri inceneratorin rrangall, hekurishte të çmontuar kundrejt pagesës nga qeveritarët vendorë të Konstancës në Rumani.

Për SKAP-in e partisë interesi publik nuk ekziston. Ata e kishin këtu dëshmitarin, por duket se lirimi i tij kishte të bënte pikërisht, me akuzat që ai mund të bënte drejt Erion Veliajt. U organizua një lirim i shpejt në mënyrë që ai të vazhdonte jetën e tij. AI duhet falënderuar për dëshminë që dha.

Preseci dhe Ali Abadi, një lidhje tjetër e Erion Veliajt. Preseci del një nga pronarët e djegësit të Tiranës. Dëshmitari nga Dubai deklaroi se paratë për djegësin e çmontuar i pagoi Ali Abadi, njeriu kryesor i Pasdaranit. Pra, siç e shihni me deklaratën e tij të djeshme kreu i SKAP-it dëshmoi se jo që nuk ka ndërmend të hetohet, por përkundrazi ky institucion më i kapuri në Europë është shndërruar në një mburojë të një organizate kriminale që në djegësa dhe afera të tjera, ka vjedhur dhe shpërdoruar qindra e qindra milionë euro.

Me këtë deklaratë shqiptarët mësuan se nuk ka asnjë shpresë që të dalë e vërteta mbi vjedhjen monztruoze qeveritare të Edi Ramës, Engjëll Agaçit të Erion Veliajt, Arben Ahmetajt në aferën e djegësave, nënvizoi kreu i PD.

Modifikuar më Hënë, 03 Prill 2023 15:09
Login to post comments