Meta: Ja si e katandisi Rilindja, para për studentë e pedagogë nuk ka, po për inceneratorët paska!

Tuesday, 04 Prill 2023 11:02

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me nxënës të shkollës profesionale “Gjergj Cano”, duke prekur çështje të mprehta që i prekin dhe i rëndojnë personalisht të rinjtë çdo ditë.

Ilir Meta theksoi se largimi i rinisë nga Shqipëria në fakt ëhstë përzënie nga qeveria e “Rilindjes”, kurse mungesa e mbështetjes financiare që qeveria nuk ua jep as atyre dhe as profesorëve të tyre është thjesht për shkak të korrupsionit.

 
 
 

“Ndihem shumë i motivuar për të shtuar edhe unë atë vrullin tim në të gjithë betejën time dhe të PL për Shqipërinë që iu përket të rinjve, jo bangladeshasve,  po të rinjve shqiptarë.

Nuk mund t’i zëvendësojmë ne të rinjtë tanë, t’ju zëvendësojnë juve me të rinj nga Bangladeshi sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane dhe nuk mund të ketë Shqipëri të traditave tona kombëtare pa ju dhe nuk mund t’i lini familjet tuaja këtu, prindërit tuaj këtu, që ju kanë rritur me kaq sakrifica, që ju mbështesin për t’ju shkolluar, për t’ju formuar dhe ju mbështesin që t’ju gëzojnë këtu jo duke i çuar njeri tjetrit ndonjë foto, siç ndodh sot për fat të keq me kaq shumë të rinj që na janë larguar dhe që në fakt i ka përzënë Rilindja.

 

Se nuk është kjo çështja e largimit njësoj, kur thonë ikin nga Shqipëria se kështu ikin dhe nga vendet e tjera!!!

Jo, nuk është njësoj, sepse për njëmijë banorë, nga Serbia ikën një në emigracion, nga Shqipëria ikin 12. Një me 12 është raporti.

Nga Mali i Zi ikën një, nga Shqipëria ikin 17.

Nga Bosnja ikën një, nga Shqipëria ikin 18.

Nga Kosova ikën një, nga Shqipëria ikin 4.5 ndërkohë që ne jemi shtet anëtar i NATO, mbi 100 vjet shtet i konsoliduar sesa Kosova dhe duhet të ishim ne shembull për ata dhe jo të bëhet Kosova shembull për ne. Kështu e katandisi Rilindja.

Përse të ketë Kosova, që e ka buxhetin sa gjysma e buxhetit tonë (ata e kishin vitin e kaluar 2.5 miliardë euro, ne e kishim 4.9 miliardë euro pra dyfishin), pse të ketë Kosova 100 euro në muaj për çdo student?!

Ia jep qeveria, meqë janë rritur çmimet, është rritur kostoja e qerasë, çmimet e ushqimeve. Pse të mos i kemi ne këto lekë kur i kemi buxhetin dy herë më shumë?!

Përse pedagogët tanë të kërkojnë përmes grevave që pagat e tyre pas dy vjetësh të jenë saç i kanë pedagogët e Kosovës sot?! Përse mësuesit tanë t’i kenë pagat sa 60% e atyre në Kosovë?! Përse mësuesit tanë t’i kenë sa 40% e mësuesve në Malin e Zi?!

Një mësues shqiptar në Velipojë merr 4200 euro në vit, kurse një mësues shqiptar andej nga Ulqini, nga Tuzi merr 9900 euro në vit!!!

Para për mësuesit nuk paska, para për pedagogët nuk paska, para për studentët nuk paska, po për inceneratorin që nuk ekziston, paska!”

Login to post comments