Trump u akuzua në Gjykatën Penale të Manhatanit të martën, ku u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit në shkallën e parë. Ai u padit zyrtarisht nga një juri e madhe javën e kaluar.
Mes pasojave për aktakuzën e pashembullt, Bragg është përballur me kritikët që e akuzojnë atë për një sulm për qëllime politike.
Duke folur në FoxNews, votuesi demokrat Sammy Ravelo, i cili është gjithashtu një ish-oficer policie, e akuzoi Bragg për përdorjen e burimeve të prokurorisë për çështjen kundër Trump gjatë debatit në ‘Fox & Friends’, dhe sipas tij, ndërsa hetohet një ish-president, krimi vazhdon të rritet në rrugëte Nju Jorkut.
‘Mendimi im është se ata gjetën prokurorin më të keq në Amerikë për të ndjekur penalisht Trumpin, sepse Alvin Bragg nuk do të ndiqte penalisht një krim të bërë nga një afro-amerikan, apo krim të kryer nga latinët... Ai do t'i lirojë ata djem,’ tha Ravelo Ainsley Earhardt të mërkurën. ‘Ndërkohë ai shkon pas një ish-presidenti’.
‘Kjo është një tragjedi për Amerikën tani. Ne nuk duhet të festojmë,’ vazhdoi ai.