Kuksianët me pranga në duar, fotot që i kujtuan shqiptarëve se gjyqet politike te Enverit vazhdojnë

Premte, 20 Prill 2018 12:51

Një foto e 11 protestuesve kuksianë në sallën e gjyqit me duart lart e të prangosura ka sjellë sot në vëmendjen e shqiptarëve me qindra imazhe të së kaluarës.

Ngjarjet reale të torturave, internimeve, ekzekutimeve, burgimeve, të vuajtura nga intelektualët, që cilësoheshin si “kërcënimi i kombit” e deri imazhe të qytetarëve të thjeshtë që burgun e bënin se ankoheshin për mungesëne  bukës, erdhën sot nëpërmjet kësaj fotoje të shkrepur në Gjykatëne  Apelit në Shkodër. Por në vend të personazheve të viteve 1945-1990, në foto janë 11 kuksianë që protestuan kundër varfërisë.

te-burgosurit.jpg

Gjyqet speciale (gjyqet e popullit) zhvilloheshin në kinema ose teatër apo salla të tjera të papërshtatshme. Një karakteristikë e gjyqeve speciale në komunizëm ishte shpejtësia e gjykimeve e cila mund të zgjaste maksimumi disa muaj, ndryshe nga disa vende të tjera komuniste, ku gjyqet zgjatën edhe deri në vitet 80’.

fotok gjyqi i deputeteve opozitar-696x467.jpg

(Gjyqi i deputetëve, më shtator 1947 )

Edhe sot, e njëjta situatë. 23 qytetarë u arrestuan në mes të natës, pa mandat arresti, nga polica të maskuar që terrorizoi të madhe  të vogël mesnatën e 1 Prillit. Asnjë familjar nuk u vu në dijeni se ku u dërguan të arrestuarit. Avokati i Popullit deklaroi një ditë më pas se 23 protetsuesit ishin trajtuar në mënyrë ç’njerëzore në ambjentet e paraburgimit. U lanë pa ushqim, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit. Dalja e tyre në gjykatë u mbajt e fshehtë deri ën orëne  fundit. Afati 72 orësh për njohjen me masën e sigurisë u shkel. Vendi se ku do të mbahej seanca u njoftua me qëllim Kukësi, ndërkohë që mëngjesin e 4 Prilllit të gjithë të arrestuarit u gjykuan në Gjykatën e Tiranës. Gati 1 mijë policë rrethuan gjykatën në një perimetër sa të 10 stadiumeve. Brenda sallës tensioni për marrjen e një vendimi nën presionin e familjarëve gjyqtarëve iu shtua edhe ai i 38 policëve që nuk lejuan as mediat të ndiqnin nga afër gjykimin. E në fund të seancës së 4 prillit, 11 nga kuksianët, shumica e të cilëve kryefamiljarë me ndihmë ekonomike u mbajtën në burg, dhe 2 të tjerë në arrest shtëpie.

219-gjyqi-i-kleriket-gazeta-vatra-300x171.jpg

(Gjyqi i Klerikëve)

Për të ardhur te fotoja e sotme, komenti do të ishte i tepërt. Personazhe si grupi i intelektualëve që “dështuan” të thanin kënetën e Maliqit në vitin 1947 (Dy inxhinierë u varën në litar, 5 u pushkatuan mes tyre dhe një femër shtatëzënë dhe dhjetra u burgosën), i kanë lënë vendin 11 kuksianëve që u bënë simbol i reagimit ndaj varfërisë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...