Meta ka shtuar se ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve.
Postimi i Metës:
Beteja jonë është për ekonominë dhe kundër shpopullimit. Kjo nuk është një betejë vetëm për opozitarët, por për të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët sot vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.
Prandaj Ndryshimi është domosdoshmëri, prandaj Ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve.
Bashkë Fitojmë!