Belind Këlliçi zbulon tek Çani, punën e parë që ka bërë

Saturday, 08 Prill 2023 08:22

 

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku u fol për profilin dhe pikat kryesore të fushatës së tij.

Kelliçi zbuloi edhe punën e parë që ka bërë, kur ishte 17 vjeç, dhe ka qënë teknik pulti në emisionin e parë radiofonik që realizonte pikërisht Arjan Çani, “Klani i Natës”. Emisioni ishte në sezonin e dytë.


Roli i Belindit ishte në përzgjedhjen e muzikës dhe në ndihmën teknike. Ishte pas xhamit, dhe Kelliçi tha se pikërisht prej Çanit kishte rënë në shijen e pelqimin e muzikës franceze.

Kandidati i Opozitës shkoi në studion e Çanit me simbolikat kryesore të projektit të tij.

Që janë transporti publik falas, ngritja e 500 oazeve, lulishteve të vogla dhe vendeve të qendrimit në lagjet e Tiranës, si dhe kthimi i Lanës në një koridor të gjelbër, në një lum të pastër ku nuk derdhen ujërat e zeza, e ku do të jetë mundësia të qendrojnë e të çlodhen qytetarët.

Kelliçi ka shpjeguar kostot dhe ka detajuar se si mund të ofrohen këto shërbime. Sherbime që kanë të bëjnë me uljen e kostos së jetesës, dhe me përmirësimin e cilësisë së jetës.

Modifikuar më Hënë, 10 Prill 2023 12:30
Login to post comments