'Më 15 prill e gjithë Tirana në çeljen e fushatës kombëtare, fushata e Këlliçit duhet të jetë në stadium si Anteu'

E mërkurë, 12 Prill 2023 08:25

 

Fjala e plotë e kreut të PD, Sali Berisha, me kryetarët e degëve të Tiranës dhe FRPD

"Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë drejtuesit e degëve, anëtarëve dhe simpatizantëve tanë për punën shumë të çmuar që kanë bërë dhe po bëjnë në këtë fushatë, e cila po elektrizon shoqërinë shqiptare.

 

Nga viti 1992, kjo është fushata e cila karakterizohet nga një optimizëm, nga një besim, nga një shpresë e madhe e qytetarëve shqiptarë, besim tek fitorja.

Ju, se jeni çdo ditë në terren, kudo që hedhni hapin, dëgjoni qytetarë, qytetare, të ju thonë se kemi frymë të shkëlqyer. Çfarë është kjo? Fryma e shkëlqyer është besimi në fitore, qytetarët e ndjenjë se fitorja po afron çdo ditë.

Në këtë kontekst, mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë. Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Por në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia. Në çdo lloj varianti këta kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim.

Të marrësh kandidatët tanë dhe ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë.

Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies. Një gazetar e pyeste kreun e skapit, i thoshte a ka në Shqipëri mafie të strukturuar. Kreu i skapit i përgjigjej nuk ka taman, se nuk kanë kryetar. Nuk guxonte të thoshte se këtu është shteti, mafia.

Në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera, atje ka Ndragheta boss, ka Sacra Corona Unita, kurse këtu është Edi Rama, është qeveria. Është absolutisht ajo që shkruante Bild, shteti i mafiassë drogës.

Dhe kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama.

Çdo kandidat e din, se i ka kohërat e numëruara. Se mëkatet e tij janë të pafundme, se është i vetmi kryeministër që është në hetim ndërkombëtar dhe së shpejti dhe kombëtar. Është i pashpresë, kjo është e vërteta.

A e patë si e nisi fushatën sot?

Me nomenklaturën. Kishte mbledhur nomenklaturën më të ngushtë, deputetë, ministra dhe u mbante fjalim atyre. Më kujtoi një gjë që nuk ka shumë krahasim, por edhe të krahasueshme.

Vladimir Putin priti para 1 jave dy ambasadorët kryesorë të SHBA dhe BE-së dhe i kishte vendosur 70 metra në distancë nga frika. Edhe ky nga frika, qytetar asnjë, sikur fushatën e bënte vetëm për nomenklaturën dhe jo për qytetarin.

Pavarësisht se çfarë funksionesh ke, paranoja ka forma të njëjta. Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, u mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Ulsi Manjes dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo.

Pra, dy botë, njëra e shpresës e optimizmit, e kandidatëve të lirisë.

Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer që i është ofruar ndonjëherë qytetarëve të Tiranës. I ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme.

Ju e keni vënë re, se si janë mobilizuar, ose të fshehin fushatën e Belindit, takimet e tij të njerëzishme me qytetarët, programin e tij të shkëlqyer, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Kaq shumë merren me autobusin sa që janë të gatshëm të hyjnë dhe pasagjerë të tij.

I çmendi fare, i çmendi autobusi. A e keni vënë re dhe përtypin gënjeshtra. Pra Edi Rama nga një anë fushatë me nomenklaturën mëkatare, mëkatarët më të mëdhejn. Organizatë kriminale është qeveria e tij, e faktuar me djegësat, me shumë afera të tjera. Nga ana tjetër shohin epërsinë e tmerrshme të kandidatëve tanë, të Belindit në Tiranë, Bardh Spahisë në Shkodër, i cili 1 vit, por bashkia e Shkodrës është si me qenë bashki e një shteti tjetër krahasuar me bashkitë e tjera. Bashki e transparencën, bashki e përgjegjshmërisë, e qytetarëve.

Po kështu Luçiano Boçi, ju e parë Elbasanin si ishte, një frymë, një entuziazëm i paparë ndonjëherë.

Igli Cara. Dhe nëse e keni vënë re ju, kandidatët tanë në çdo studio televizive janë me një epërsi të pakrahasueshme. Po pse? Sepse thonë të vërteta dhe kanë sensin e qytetarit. Shkojnë aty jo si përfaqësues të nomenklaturës mafioze, por përfaqësues të qytetarëve. Këto janë të vërtetat.

Pra kemi një start që nuk e kemi patur që nga viti 1992.

Ju e patë sot, ai ishte i nxirë. E patë Edi Ramën, në atë recitim të shkurtër që i bëri nomenklaturës së tij ishte i nxirë. Ajo nxirje flet shumë, ua them unë ju, e parandjen, e parandjen humbjen e tmerrshme.

Erion Veliaj u tha qytetarëve të Tiranës, se kur Edi Rama ishte kryetar bashkie ju merrnit vetëm 2 orë e gjysëm ujë. Vetëm dy orë e gjysëm ujë. Edhe këtë e gënjeu, se nuk mund të lëshojë një fjalë pa gënjyer, por këtë e tha. Dhe ky po ua kthen me pemë.

Po mbjell një muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për ti thënë se ai pylli yt me 1 milionë pemë është 1800 herë mashtrim. Pra, se kanë të bëjnë, se beteja zhvillohet edhe me simbolika.

Armiqësia e tyre është shumë e thellë, jo vetëm personale. Edhe klanet i kanë. Kokën ti hanë njëri-tjetrit, populli i Tiranës do të ju japë përgjigjen atyre me 14 maj. Se nuk jemi ne për të qajtëhallet e dy, do të thosha, dy individëve që përbëjnë në shumë aspekte figurat më negative të politikës shqiptare në kohëra.

Por meqë jemi te zgjedhjet lokale, unë dy fjalë do them për Erion Veliajn. Në qoftë se ka një njeri, unë nuk po i them atë që i thonë qytetarët, fals dhe mashtrues, por cinik dhe pandjenja, si atë nuk mund të bëhet. Po njeriu i vetëm, që mburret se u rrit çmimi i apartamenteve nga vjet, sivjet me 110%. Po ka ndjenja njerëzore ky njeri. Po pse ndërtohen apartamentet, a ndërtohen për tu strehuar njerëzit. A ndërtohen ata si një mollë e ndaluar për shtresën e mesme, kurrën e kurrës. Kurse në Shqipëri nuk blen do kush më apartament.

Dhe e nxori, unë tha kam rritur taksën 8 herë. Ti rrit taksën 8 herë, ndërtuesi 2-3 fishon çmimin, dhe qytetari, për qytetarin ajo që është gjëja më thelbësore e jetës, banesa dhe familja bëhen një mollë e ndaluar.

Kaq e gjitha puna dhe dominon droga. Ndaj dhe i thoshin mediate huaja Edi Ramës, se po e shndërron Shqipërinë, në Shqipëri do të mbeten vetëm trafikantët në këtë mënyrë. Dhe ky me mburrje thoshte sot, Tirana është rritur 28 herë. Po njeri më skandaloz se këtë dhe të pacipë nuk ka.

Ka një institut statistikash që e drejton Edi Rama dhe ai institut thotë; në vitin 2015, Tirana ishte 834 mijë banorë. Në vitin 2019, Tirana u bë 925 mijë banorë. Si mundet një njeri të flasë pa asnjë lloj përgjegjësie.

Imagjinoni tani, krahasoni atë me përgjegjësinë e Belind Këlliçit. Autori i 1 milionë pemëve të mbjella, çfarë do të thotë i vjedhjes, të paktën të vlerës së 990 mijë fidanëve të blera. Ku shkojnë ato, të gjitha në kontot ofshore.

Ju lutem, çdo qytetar të Tiranës ta pyesni, a u akuzua ky për djegësat, se qarkullon paratë e Pasdaranit. Ky se hap dot gojën, nuk çel dot gojën se Bruno Presseci, pronari me dokumente i djegësit të Tiranës, është ortak i Ali Aliabatit. Tani e përzunë dëshmitarin, Gabrielin që ishte me ta. Pasi e përzunë pa drejtë kthimi për 5 vite, për shkak të hetimit, tani ai flet, bën detyrën si qytetar dhe flet aty ku është dhe po i zbërthen.

Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave nga Bruno Pressezi dhe Ali Aliabati. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit. Njeriu që po vjedh bashkinë çdo ditë, duke asfaltuar me mjete të bashkisë dhe duke ua faturuar firmave të veta private.

U ndala në këtë analizë vetëm e vetëm për të zbërthyer pak pse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi. Ka shkaqet e veta pra.

Ne sot jemi këtu sepse me datën 15 ditën e shtunë, Tirana dhe mbarë Shqipëria hapin fushatën elektorale. Se këto gjer tani kanë qenë para fushata.

Ky që mbjell ato pemët, se po kursen. Ky me kujton mua dy personazhe të Çehovit. Është një tregim i Çehovit, dy persona kishin dalë për gjah në pyll dhe vrasin një njeri atje, duke menduar se po vrasin një gjah, vranë njeriun. Shkojnë dhe e kontrollojnë, i gjejnë ca rubla, i gjejnë dhe një kuti sardele. Leje thotë mos e prek atë kutinë se jemi në kreshmë dhe bëjmë mëkat. Mëkat nuk kishin bërë, se kishin vra. Edhe këta tani, po mbjell thotë, po mbjell 60 pemë tani. Po bëj këtë. Fushata më e shëmtuar që kam parë ndonjëherë.

Këta e ndjenjë gjer në palcë se janë të fikur. Këta nuk janë fushatë, s’mund të ketë fushatë. Ndaj dhe flet nga mëngjesi deri në darkë. Flet për rroga dhe mendon se shqiptarët do ta besojnë.

Njëherë thotë do ua rris policëve, njëherë tjetër thotë ushtarëve, sepse po ikin shumica. 3 mijë policë kanë lënë detyrat, kanë dorëzuar dorëheqjen. 50% e ushtarakëve kanë dorëzuar dorëheqjen. Mjekët nuk ka nevojë se dihet ajo. Mbi 4-5 mijë mjekë kanë ikur dhe tani si sharlatanë, por që ligji e ndalon, nuk mund ta bësh kurrë, nuk është bërë kurrë.

As Partia e Punës nuk e bëri në vitin 1991. Ky me flamurin e mashtrimit në dorë, rrogat, rrogat, rrogat. Harron se ky është kampioni i mashtrimeve për shqiptarët dhe nuk i besojnë më. Askush nuk i beson këtij.

Por ky tregon se është i aftë, mjafton që të mashtrojë të thotë çdo gjë.

Mirëpo para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar ky shkelmon shtyllat kryesore të zgjedhjeve të lira, të cilat ndalojnë përdorimin e mjeteve shtetërore në fushatë elektorale. Por një njeri që nuk ka as normë e as moral, por që ishte i nxirë sot, se mora vesh. Ai ishte vrug, po ta shikonit.

Belind ti je ezmer natyral, ai e kishte nga tjetër hall. E di ai çfarë e pret, i ka shumë të qarta ato përcaktimet.

Pra, premtoi shëndetësinë falas, po vendos formën më ç’njerëzore në sistemin e shëndetësisë. Formën e korsisë së shpejtë. Nuk ka akt më jo human. Imagjinoni dy njerëz me të njëjtën sëmundje, në të njëjtën gjendje. Njëri ka para, paguam dhe operohet, tjetri nuk ka para, në mëshirë të fatit dhe të Zotit mbetet. Nuk kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë një diskriminim të tmerrshëm në sektorin publik. Kjo ekziston në sektorin privat, ke para shko tek privati.

Por ti po ju drejtove sektorit publik, je një dhe vetëm një. Po shkove në shkollë në sektorin publik, je një dhe vetëm një, po shkove në spital, je një dhe vetëm një. Këtë vetëm një mendje si ai dhe ajo që drejtoi Covidin me 20 mijë kufoma, vetëm ata mund të bëjnë një shpikje të tillë. Askush tjetër.

Pra këto janë shkaqet. Plus pastaj, i keni marrë vesh ju që gjobat.

Sarajet e Surrelit, ta them unë ty, nuk do të mund të paguajnë as një të mijtën e gjobave që do të marrin shqiptarët nga aktiviteti i tij kriminal. Do të më falni, por unë do të ua them ju këtu. Me negativitetin që prodhon nga mëngjesi deri në darkë, të pakontrolluar, sipas llogaritjeve të fundit nga ekspertët, gjoba ndaj shqiptarëve do të shkojë 1.6 miliardë euro. Absolutisht.

Porti i Durrësit, ajo që ka paditë kompania gjermane, e ka paturpër 30 vite. Një nga kompanitë më të mirë të Europës dhe botës. Kurumin e ka përzënë më përpara, është i avancuar në procesin gjyqësor. Pra ju them unë ju, që vetëm për Portin mund të shkohet në 3-400 milionë euro në të dy arbitrazhet, vetëm për portin.

Sipas të dhënave shumë të sakta, pa portin, vetëm në arbitrazhin e Bankës Botërore janë 12 çështje. 5 janë në arbitrazhin e Parisit. Portin e çoi në Uashington, edhe portin atje e çoi tek Banka Botërore, dy janë në Zvicër e tjera me radhë. Ekspertët kanë llogaritur 1.6 miliardë euro.

1.6 miliardë euro janë rrogat e dy vite e gjysëm të të gjithë shqiptarëve. A mund të imagjinohet të ndëshkohet një popull nga një njeri i papërgjegjshëm, që për tu bërë vetë miliarder me Al Alabarin, përzuri kompaninë më serioze të porteve, me ekspertizën më të mirë në Europë, që kishte fituar me tender të hapur, me të gjitha. Ky sillet si Gadafi, që zgjohej në mëngjes dhe thoshte më ka ardhur kjo ide.

Të gjitha këto përbëjnë një faktor përcaktues të epërsisë tonë absolute morale, dhe të garancisë për një fitore të shkëlqyer.

Pra me 15 prill e gjithë Tirana duhet të jetë në çeljen e fushatës kombëtare. Fushata e Belind Këlliçit e tëra duhet të jetë në stadium. A e kemi ne si Anteu që shkojmë e marrim fuqinë për të realizuar objektivat tona.

Ndaj dhe ju ftoj që këto ditë të angazhohemi me të gjithë potencialin tonë, në takime të vogla, në media, në shpërndarjen e kësaj ftese, që çdo qytetar ta prekim dhe të ja dorëzojmë. Të vijë të festojë me ne, hapjen e fushatës më të bukur, më të rëndësishme që nga viti 1992 gjer sot. Janë zgjedhje lokale, por në fakt me rëndësi të jashtëzakonshme për ti prerë biletën Edi Ramës, shefit të narko shtetit të parë dhe të vetëm në Europë dhe për të rivendosur pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Shumë faleminderit!

Login to post comments