Pas takimit me Escobar, Ilir Meta: Të gjithë në stadium, në hapjen e fushatës

E mërkurë, 12 Prill 2023 12:10

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, priti sot në një takim në selinë e partisë, Të Dërguarin e Posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim, me të cilët diskutoi për afro 40 minuta.

Në përfundim të takimit, Meta nuk dha detaje nga takimi, por njoftoi se PL do të jepte nëj deklaratë zyrtare për çfarë u bisedua me diplomatët e lartë amerikanë dhe i ftoi gazetarët të ishin të pranishëm në hapjen e fushatës zyrtare të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në stadium, më 15 prill në Tiranë.

 

“Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje, - bëri thirrje Meta. - Përsa i përket takimit do të bëjmë deklaratë zyrtare”, shtoi ai.

Login to post comments