A i dha porosi Escobar? Meta: Primaret, zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare

E Enjte, 13 Prill 2023 18:52

Gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se përmes komunikatës zyrtare, i bëri të qarta qëndrimet e PL-së, teksa shtoi se marrëdhëniet me SHBA-të do jenë të hapura dhe të vazhdueshme. 

 
 

Pyetje: A u dha porosi Escobar për aleatin në zgjedhje?

 
 

Meta: Përmes komunikatës zyrtare i kam bërë të qarta çështjet kryesore dhe qëndrimet e PL-së. Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme dhe të hapura me SHBA-të. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe në Uashington. Është e rëndësishme që SHBA-të janë të përkushtuara për përparimin e demokracisë në Shqipëri, nivelin e korrupsionit dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë. Jam i bindur se kyebashkiakët e opozitës që vijnë përmes një procesi të jashtëzakonshme, primaret, do të jenë zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare, si USAID që ndihmojnë për të realizuar projekte. Parimet që ata do të udhëhiqen janë të transparencës dhe e qeverisësjes së mirë. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të dalë fituese.

Login to post comments