Nga non-grata te pritja si mysafir i nderuar në Shtëpinë e Bardhë

Premte, 14 Prill 2023 16:29

Megjithatë, ky është një deklarim i rremë. Janë disa raste kur kjo gjë ka ndodhur, madje më i famshmi është ai i kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.

 
 
 

Ky i fundit ishte shpallur ‘non-grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe. Por në vitin 2014, iu rezervua një pritje madhështore në Shtëpinë e Bardhë nga ish-presidenti Barack Obama

 

“Modi shndërrohet nga një person non-grata në një mysafir të nderuar në Shtëpinë e Bardhë”, raportonte rrjeti publik amerikan, NPR.

 

“Për kryeministrin Narendra Modi, ky ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Ai është shndërruar nga person ‘non-grata’, i padëshiruar në tokën amerikane, në një mik të famshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Për gati një dekadë, SHBA i mohuan Modit një vizë me akuzat se ai kishte komplotuar në trazirat fetare që vranë kryesisht myslimanë në shtetin indian të Gujuratit në vitin 2002.

Akuza nuk u vërtetua dhe mbërritja e Modit në qytetin e Nju Jorkut ishte si një xhiro triumfuese prej fitimtari”, raportonte NPR.

Prej atëherë, Modi është pritur si mik i nderuar nga të gjithë presidentët amerikanë që kanë pasuar.

Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha ka deklaruar se është sanksionuar pa asnjë provë. Ndërkohë DASH nuk ka ofruar asnjë të tillë edhe pas kaq kohësh. Edhe drejtësia shqiptare nuk ka gjetur asnjë provë apo fakt

Login to post comments