Këtë herë fotoreporterit të njohur Felix Bilani, ka sjellë një ekspozitë fotografie të quajtur “Pasuria e vendit tënd”.
Ekspozita e Bilanit në selinë e PD, në ditën e parë u vizitua nga kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Këlliçi u njoh me disa nga pasuritë e vendit tonë të fiksuara nga fotografi Bilani.
Krahas tij, ekspozita është vizituar edhe nga kryesuesi i listës së kandidatëve të opozitës për këshillin bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmet dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.