Ato nisin me propozimin për transportin publik falas në Tiranë, që do të ulë koston e jetesës, lehtësojë qarkullimin dhe do të pakësojë ndotjen.
Këlliçi propozon reduktimin e taksave dhe tarifave, që do të ndihmojnë biznesin e vogël dhe familjet. Po ashtu, 7 milionë euro do shkojnë për prodhimet ‘Made in Tirana’.
Pjesë e angazhimit janë edhe 500 oaze të gjelbërta në Tiranë, ndërsa Lana do kthehet në një korridor të pastër dhe çlodhës.
Asnjë zonë në kryeqytet nuk do jetë pa çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Së fundmi, Këlliçi ka propozuar edhe ndërtimin e një nënkalimi në sheshin ‘Skënderbej’ për të përgjysmuar trafikun në Tiranë