Meta: Nuk është koha për ndryshim, është koha për revolucion! Vota do përmbysë korrupsionin absolut

Saturday, 15 Prill 2023 15:44

“Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut të pushtetit vendor.

 

Shpesh pyes veten, më në fund pas katër vitesh, do të shkallmojmë pikërisht atë që askush nuk e mendonte dhe imagjinonte në Shqipëri, që ky vend, anëtar i NATO-s, 100 përqind pro-evropian të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme, një klikë kontrollon të gjithë pushtetin vendor.

Ne e dimë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut ashtu siç është edhe rilindja. Ndaj nuk është koha për ndryshim, se koha për ndryshim ka kaluar me kohë, është koha për revolucion.

 

Revolucioni me votë do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe njëherë e përgjithmonë transparencë absolute, llogaridhënie absolute.

Ai autobus atje është një shpresë e madhe, jo vetëm për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës. Por ai autobus është një shpresë e madhe se më në fund nuk do vendosen taksa arbitrare për shërbime që shkojnë te pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Se më në fund do ketë kryebashkiakë që do zgjidhin probleme jetike të qytetarëve.

Përballë këta kandidatë nuk kanë rivalë, por një regjim të kalbur në themelet e tij. Një regjim që kërkon vetëm një të shtyrë me votën tuaj.

Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia e vendit tonë. Përballë tyre janë kandidatët që nuk guxojnë të dalin përballë në debate televizive sepse janë totalisht të konsumuar dhe plot me skandale e premtime të pambajtura.

Ata janë kandidatët që po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi, koha e të cilit ka përfunduar,” tha Meta

Login to post comments