Shqiptarët nga 14 maji do përfaqësohen nga njerëz të ndershëm, punëtorë. Nga specialistë dhe ekspertë. Familjarë të ndershëm dhe patriotë të devotshëm që i zgjodhën vetë ata. Ne nuk jemi njëlloj, dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Për ne, familja është themeli i shoqërisë. Kurse për këta, familja është prindi me numra dhe asgjësimi i saj. Ne besojmë te qytetari ndaj vendosim të parin qytetarin, barazinë para ligjit, dinjitetin e tij. Kurse për këta sot, vota, dinjiteti i qytetarëve nuk kanë asnjë vlerë. Ne besojmë te taksat e ulëta dhe iniciativa e lirë. Këta bazohen te taksat e larta, klientelizmi. Ne nuk jemi njëlloj, interesi kombëtar është i pari. Kurse këta me zbrazjen e Shqipërisë dhe Ballkanin e Hapur kanë të parë interesin serbo-rus. Lufta me tolerancë zero ndaj krimit është kryesor për ne. Lidhjet me drogën dhe krimin janë skllavëruese për këta. Për ne, lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca janë zotimi ynë. Ne do heqim parashkrimin. Gara e hapur është ligji ynë".