“Për mua është nder dhe privilegj që kandidoj për bashkinë e Kamzës nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Pikërisht në këtë stadium nisëm rrugëtimin e shpresës.
Njësoj siç kthyem votën e lirë në PD, ashtu do të kthejmë votën e lirë në të gjithë Shqipërinë. Shumëkush mendonte se kjo garë do e përçante PD-në, por gara vetëm bashkon dhe forcon.
Kurrë Kamza nuk ka qenë më e dhunuar se sot. Ata qëllimisht i varfëruan qytetarët dhe u larguan sepse i shohin si kërcënim të pushtetit të tyre.
Por kësaj qasje kriminale dhe raciste i ka ardhur fundi. Kudo unë shoh dëshirën e madhe për ndryshim.
Rakip Suli sot ka një përgjegjësi të madhe për ofendimin që u ka bërë qytetarëve të Kamzës me politika raciste. Kamza ka qenë dhe do mbetet blu.
Bashkia e Kamzës do u kthehet qytetarëve.
Asgjë nuk na ndal nga ndryshimi, asgjë nuk na ndal nga fitorja,” tha Hoxha