Kandidati i opozitës së bashkuar për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV.
Hoxha ka komentuar çeljen fushatës në stadiumin Air Albania si hapja më e jashtëzakonshme që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.
Kandidati Hoxha ndër të tjera është shprehur se ne jemi alternativa më e mirë në zgjedhjet lokale në vend, pasi kemi dalë nga një proces demokratik si Primaret dhe nuk jemi zgjedhur nga Njëshi.
"Jo vetëm në opinionin tim por ajo që ne kemi komunikuar me qytetarët ka qenë një kompozim i shkëlqyer. Ne i kemi ftuar vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale njerëzit dhe kjo ishte hapja më fantastike që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
Nëse ti ke qëndruar larg halleve dhe probleme të qytetarëve dhe ke ushtruar vetëm presion dhe intimidimin ndaj tyre, përfundimisht e keni humbur legjitimitetin dhe kontakte me qytetarët dhe nuk mund të dalësh për tu ballafaquar me hallet dhe problemet e tyre.
Si mund ti shkosh një qytetari kur kosto e jetesës është rritur 2-3 herë dhe pagat janë të njëjta si 10 vite më parë, si mund ti kërkosh mbështetje qytetarëve kur vetëm ja ke mbyllur derën sa herë kanë pasur nevojë ato.
Qytetarët janë të hapur dhe të mirëpritur sa herë që të kenë nevojë, ata na besojnë sepse kemi dalë nga një proces transparent demokratik si primaret dhe dua të falënderoj të gjithë qytetarët sidomos të Kamzës për të cilët na kanë mirëpritur, komunikuar dhe kërkojnë zgjidhje për hallet e tyre.
Ne kur i takojmë ata na shprehen se unë kam votuar për ty dhe e kemi ndjekur proçesin që kur je zgjedhur kryetar partie dhe procesin e primareve dhe mendoj se kjo është një nga arsyet kryesore se përse kandidatët e primareve janë më të mirët për t’u votuar. Kjo është edhe enjë nga arsyet se përse të përzgjedhurit e Njëshit nuk përballen dot as me qytetarët as me kundërshtarët në panele publike dhe televizive.
Kjo është fushata e Ramës pasi kandidatët janë të përzgjedhurit e tij, ndryshe nga ne që jemi kandidatët e qytetarëve, dhe në mendimin tim janë zgjedhje tërësisht zgjedhje politike dhe nëse në shesh nuk dalin qytetarët e lirë dhe administrata nuk intimidohet dhe qëndron atëherë kjo i kthehet në presion qeverisë.
Ne procesin e primareve kanë marrë pjesë dhe pjesa gri dhe ky model fushate që kemi përzgjedhur duke u shkuar derë më derë dhe është mënyra më e mirë që të afrojmë sa më shumë nga pjesa gri që është dhe ajo që në disa raste vendos fatin e zgjedhjeve.
Qytetarët akoma nuk e besojnë që një bashki dhe bastion e demokratëve t’ja lejë një kryetari i cili është zgjedhur me 6% të votave në zgjedhjet lokale. Qytetarëve u është cënuar dinjiteti sepse ai nuk ka marrë as votat e socialistave dhe humbja me 14 maj do të jetë shumë i thellë.
Kryetari në ikje i Kamzës ka bërë një libër, që është i pari në jetën e tij por është libër me foto në arritjet e tij të famshme ka në fund të shkruar se nga 1 Janari të vitit 2023 transporti publik për studentët do të jetë falas ndërkohë nga kontaktet dhe takimet me studentët janë shprehur se nuk ka asnjë transport publik falas dhe abonen e blejnë.
Kamza është i vetmi qytet që nuk ka një unazë, edhe pse është porta hyrëse e veriut dhe të gjithë përplasen në rrugën kryesore të qytetit. Ne do të kërkojmë që kjo unazë të ndërtohet dhe me një premtim që nuk do të shembim asnjë shtëpi të qytetarëve."