Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover është takuar sot me liderin e opozitës Sali Berisha, në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Glover u takua me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe më pas në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Pas takimit që zgjati 90 minuta, lideri i opozitës Sali Berisha i paraqiti Shefes së Misionit Audrey Glover, një sërë problematikash që po regjistrohen gjatë fushatës sidomos me abuzimin që i bën PS-ja asteve shtetërore dhe masave qeveritare në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR!
Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, Aundry Glover takoi këtë të hënë në selinë blu kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Mbarëvajtja e procesit zgjedhor ishte Fokusi i takimit që zgjati më shumë rreth 1 orë e 30 minuta mes Gloverit dhe kryedemokratit Sali Berisha, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të PD, si Ledio Nuraj, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso e Akil Kraja.
Detaje të takimit i zbardhi lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë një prononcim për gazetarët, ku deklaroi se ndau me Aundry Glover dhe ekipin e saj, shqetësimet problematikat dhe shkeljet e mazhorancës që cenojnë procesin elektoral
Më herët, Aundry Glover u takua edhe me kreun e PL, Ilir Meta. Detaje rreth këtij takimi zbardhi ish presidenti Ilir Meta në Facebook, ku shkruan se ka ndarë me kryesuesen e ODIHR, shqetësimin për tjetërsimin e listës së zgjedhësve, shpërdorimin e fondeve publike dhe përdorimin e administratës zgjedhore nga qeveria, si dhe faktin që këto shkelje nuk janë sanksionuar nga KQZ
‘Ndava me znj. Glover shqetësimin lidhur me listat e zgjedhësve dhe qëndrimet e Ministrisë së Brendshme dhe KQZ-së, të cilat kanë krijuar problematika lidhur me ndryshimin e qëllimshëm të tyre për të krijuar paqartësi tek zgjedhësit, duke shkelur ligjin dhe praktikën e konsoliduar 20 vjeçare për to. Gjithashtu ndava me të shqetësimin për shpërdorimin flagrant të fondeve financiare publike, përdorimin e administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet, duke dhunuar Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër. Nënvizova qëndrimin e njëanshëm të KQZ-së, e cila me vendimet dhe qëndrimet e saj nuk po kontribuon për mbajtjen e zgjedhjeve me standarde, por p po dëmton standardet dhe po krijon tensione dhe konflikte të panevojshme’, tha Meta.
Një tjetër shqetësim që ka ngritur Meta është edhe ai i kapjes së mediave nga qeveria gjë që sipas tij ndikon në pasqyrimin e fushatës zgjedhore. Si Berisha ashtu edhe Meta deklaruan se kanë garantuar shefen e misionit të ODIHR, që opozita është e angazhuar për një proces zgjedhor të lirë e demokratik. Glover pritet të takojë edhe aktorët e tjerë politik të përfshirën në zgjedhjet lokale të 14 majit.