Kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës, Hysen Kadiu ka denoncuar injorancën e kryebashkiakut Redian Krali i cili uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërkohë që të premten në 21 prill është Dita e Fiter Bajramit.
‘Kandidati për “Myfti” i Kavajës, nuk e di as çfarë Bajrami është. Kështu është kur nuk mban vendin tënd, por kërkon të bësh politikë me fenë dhe besimin e njerëzve!’, shkruan Kadiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Kandidati për “Myfti” i Kavajës, nuk e di as çfarë Bajrami është.
Të premten e 21 prillit është Dita e Fitër Bajramit dhe jo e Kurban Bajramit !
Kështu është kur nuk mban vendin tënd, por kërkon të bësh politikë me fenë dhe besimin e njerëzve!