Balliu: PS është nona vetëm për të vjedhur

E Enjte, 20 Prill 2023 11:38

 

Klevis Balliu i ftuar në "Ora e Betit" thotë se PS është në disavantazh në këto zgjedhje sepse nuk ka në xhep liderin e opozitës.

Duke debatuar në studio me ish-deputetin Arben Çuko, ai tha se PS është nona vetëm për të vjedhur.

 

Balliu: Ju thatë që nuk ka frymë, nuk ka lider. Çfarë keni ju? Thoni shpesh se PD është e përçarë. Më shumë njerëz ka PS në burg sesa ka Alibeaj me vete. Ju jeni të organizuar për të vjedhur jo për të qeverisur. Për të vjedhur ju jeni nona e këtij vendi, jeni të jashtëzakonshëm. Këta kanë një problem sot, nuk e kanë liderin e opozitës në pazar. Sot kanë Sali Berishën dhe prandaj bëjnë të gjithë fushatën kundër Sali Berishës. Por Sali Berishën as e trembin dot, as e mundin dot. E ka treguar në 30 vjet ai.

Login to post comments