Në një reagim në “Facebook” Meta pohoi se bashkitë do iu rikthehen qytetarëve, me shumë shërbime dhe taksa jo të larta.
REAGIMI I METËS
Në Maliq dhe në Devoll dje u dëgjua një thirrje e fortë për Ndryshim, që Bashkitë t’u kthehen qytetarëve, që të ketë më shumë shërbime dhe jo taksa të larta, që të ketë më shumë punë dhe jo arrogancë, që të ketë transparencë absolute dhe jo korrupsion absolut, që të ketë mundësi për të rinjtë dhe jo shpopullim.
Maliqi dhe Devolli do të ndryshojnë, sepse kandidatët tanë të mrekullueshëm Alfred Gega dhe Elvis Hajderlli do të jenë kryebashkiakët e punës dhe të premtimeve të mbajtura.
Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Maliq #Devoll #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim