Berisha tha se gjykata veproi në mënyrë të rrufeshme, ndërkohë që gazetari mbrojti interesin publik.
“Dy javë më parë, një gazetar guximtar shkoi në Dubai dhe intervistoi një italian që ishte brenda grupit të djegësave dhe që po i denoncon.
Në mënyrë të rrufeshme, gjykata, që vetëm gjykatë nuk është, jo vetëm i hap çështjen, por i cakton ditën e gjyqit. Ju garantoj se sot, në të gjithë Shqipërinë, nuk ka një qytetar që të ketë gjykim të kërkesave të tij pa kaluar vite e vite.
Pse paditet gazetari? Se nxori lidhjet iraniane të Erion Veliajt. Po ato lidhje i kam nxjerrë që kur isha kryeministër.
Tani dalin djegësat dhe paratë shkojnë në Teheran me dokumente. Gazetari që bën detyrën ndaj jush, gazetari që merr përsipër të mbrojë interesin, në mënyrë të rrufeshme e detyrojnë të shkojë në bankën e të akuzuarit.
Prandaj ky ndryshim është për secilin prej jush. 14 maji ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse çdo votë në drejtimin e gabuar.
Ndryshimi fillon me datë 14, por me ndryshimin vjen shpresa, me ndryshimin e datës 14, ju garantoj unë ju dhe të gjithë shqiptarët, se Edi Rama do i ketë muajt të numëruar në pushtet.
Politikan më i përfolur për dhunë ndaj femrave në familje dhe në qeveri nuk ekziston në Shqipëri. Edhe për këtë duhet të ngriheni, pse duhet të lejojmë një kryeministër të tillë.
Unë ju garantoj ju se rritja e rrogave, shqiptarët më të larta në rajon, do jetë lajtmotivi ynë. Ne ishim në vitin 2013 me rrogat më të larta, mbetëm të fundit, ne prapë do shkojmë te më të lartat, sepse Këlcyra, Përmeti dhe Shqipëria ka të gjitha pasuritë që qytetarët të paguhen më mirë se kushdo tjetër në rajon,” tha Berisha.