Posteri i Belindit/ Berisha: Më duket pak, dënoj ndërhyrjen e Sorosit dhe mafiozëve që hiqen si myftinj 13:39, 26/04/2023

E mërkurë, 26 Prill 2023 14:59

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe debatin e stisur nga Erion Veliaj dhe mediat e tij nw lidhje me njw poster tw kandidatit opozitar, Belind Kwllicci.

“Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër.

 

Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi.

Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër.

Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë.

Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë.

Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar. Erion Veliaj është i përfunduar.

Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme. Ku ishin këta kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave?

E tëra është një zhurmë e turpshme elektorale. Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq,” tha Berisha.

Login to post comments