Meta 'shpërthen' ndaj Ramës: Të vjen për të vjellë, flet për non grata shoku i McGonigal!

E Enjte, 27 Prill 2023 21:26

Meta komentoi posterin e kandidatit të koalicionit ku ai bën pjesë, Belind Këlliçi që tërhoqi vëmendje gjerësisht, duke thënë se në vend të gishtit ai duhet të kishte “topin e Mato Grudës” për të goditur korrupsionin e frikshëm në Tiranë. 

 

Sa i përket deklaratave të ditëve të fundit në fushatë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, Meta deklaroi se “të vjen për të vjellë kur flet për non-grata shoku i McGonigal”, ndërsa shtoi se kërcënimi i tij për të mos bashkëpunuar me pushtetin vendor në të ardhmen nuk është normal për një vend që synon BE-në.

 

“Këlliçin do e mbështesim si çdo kandidat të Primareve që e kanë zgjedhur qytetarët. Këlliçi është shumë pozitiv dhe i motivuar. Në vend të gishtit duhet të kishte topin e Mato Grudës për të qëlluar korrupsionin e frikshëm në bashkinë e Tiranës. E dimë shumë mirë ku shkojnë lekët e inceneratorëve. Ai e ka për të qëlluar me top korrupsionin absolut. Ne do kalojmë nga korrupsioni absolut në transparencë absolute, kjo është marrëveshja që kam firmosur me Berishën.

 
 

Të vjen për të vjellë të dëgjosh këtë të flasë për non-gratat. Akoma ka fytyrë e flet për këto gjëra ky që është shoku i McGonigalit. A të duket një deklaratë e një njeriu normal kjo, si mund të thotë kryeministri i një vendi anëtar të KE-së sikur ky lekët i ka të vetat. Ngaqë mendon këtë gjë firmos fët e fët ky. Ai do e mësoje se karrigeja është e popullit. Marrëzitë e këtij nuk do kenë fund.

Ky e ka problemin se do zbulohet që ka blerë palma nga 5 mijë euro, pisha nga 2500 euro. Nuk ka hallin e qytetarëve, do zbulohet korrupsioni me paratë publike. Janë një miliardë euro në 4 vite nga paratë e qytetarëve të Tiranës. U shqetësuat për gishtin e Belos, Aty ka mjaftistë dhe G-99-ësha”, u shpreh Meta.

Login to post comments