Tritan Shehu:Rama, i braktisur ne deshtimin e tij.

Saturday, 29 Prill 2023 21:55

Qarku i Gjirokastres, percjell sot Ramen mbas “vizites” tij, duke i “perplasur deren” ne fytyre!
Duke paralajmeruar clirimin e tij me 14 Maj nga ky sekt grabitqar i Rilindjes.
Se pari desheroj te falenderoj banoret e Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit, per qendrimin e tyre dinjitoz, duke i kthyer “shpinen” Kryeministrit.
Aq eshte e vertete kjo, sa u detyrua te conte ne Gjirokaster, Kelcyre, Libohove e Memaliaj te njejten “shpure” te tij shoqeruese, nga nje bashki ne tjetren.
Te levizte me presione e kercenime pothuaj te njejtet njerez te detyruar.
Dhe megjithate Gjirokastra e priti me “boshllek e ftohtesi” te plote.
Ne sheshin e vogel te Kelcyres mund te numuroje kelcyrjotet ne pak persona punonjesish te administrates..
Ne Memaliaj ku u degjuan bemat e „Termetit“ Tepelenes, memaljotet pothuajse mungonin.
Ne Libohove akoma me keq ja bene libohovitet.
Ndersa Rama i tregonte „Ndoc Rukun“ bashkive te mbas 14 Majin…
Qytetaret i treguan vendosmerine e tyre per te votuar me 14 Maj per:
Dorian Lanin, Adil Xhelilin, Thanas Maneken, Baftjar Imerin, Arjan Kasaj e Edmond Kominon.
Fitore.

Login to post comments