Kreu i Partisë së Lirsë, Ilir Mëta shprehet optimist për triumfin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa thekson se kandidatët e dalë nga primaret do të kryesojnë në 61 bashki të vendit. Në një konferencë për mediat, Meta denoncoi edhe hartën e re gjyqësore, që sipas tij ka si qëllim të lë qytetarët pa drejtëësi.
Në 14 maj Shqipëria do të jetë në festë, dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të triumfojë bindshëm në 61 bashki të vendit. 2 javë para zgjedhjeve lokale, kreu i PL, Ilir Meta, shprehet optimist për rezultatin që do të korrë opozita e bashkuar, e cila sipas tij ka hyrë në kërë garë, për të fituar. Në një konferencë për gazetarët, Meta deklaroi se kandidatit demokratë të dalë nga primaret kanë programe të jashtëzakonshme, ndërsa për rivalët e tyre socialist, tha se kanë frikë nga përballja.
‘Pakicë uzurpatore’ e cilëson ish presidenti Meta, regjimin socialist, teksa apeloi kryeministrin Rama, të mos guxojë të prekë votën.
Deklaratat, kreu i Partisë së Lirissë, i bëri gjatë një komunikimi me gazetarët, ku denoncoi hartën e re gjyqsore, e cilës sipas tij rrit kostot për të lënë qytetarët pa drejtesi. Sipas Metës, vota në 14 maj, do të jetë edhe votë kundër ‘ramaformës’.