Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se edhe 10 ditë na ndajnë nga dita që matjanët të zgjedhin ndryshimin duke votuar Skënder Gjucin si kryebashkiak.
Meta thekson se Gjuci me përvojën dhe humanizmin e tij do ta transformojë Bashkinë e Matit në një bashki që u shërben qytetarëve dhe që ofron mundësitë që të rinjtë dhe të rejat e Matit meritojnë.
“Edhe 10 ditë që matjanët të zgjedhin Ndryshimin duke votuar z.Skënder Gjuci si kryebashkiak, i cili me përvojën dhe humanizmin e tij do ta transformojë Bashkinë e Matit në një bashki që u shërben qytetarëve dhe që ofron mundësitë që të rinjtë dhe të rejat e Matit meritojnë. Edhe pak ditë që matjanët të refuzojnë përgjithmonë modelin arrogant dhe abuzues të ‘Rilindjes’. Bashkë Fitojmë!, shkruan Meta.