‘Program nxitës’, Meta: Transport falas jo vetëm në Tiranë, por edhe në Ndroq e deri në Kërrabë

E Enjte, 04 May 2023 14:27

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se programi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, është shumë nxitës dhe miqësor ndaj biznesit.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Meta shprehet se jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë, transporti do të jetë falas.

 

“Programi i Belind Këlliçit është shumë nxitës dhe shumë miqësor ndaj biznesit dhe përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë.

T’u bëjmë të qartë të gjithëve për përfitimet që do të kenë nga shërbimi i transportit falas!

Jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë.

T’u bëjmë të qartë të gjithë këtë program të jashtëzakonshëm që kthen qytetarët në qendër të vëmendjes”, shkruan Meta në Facebook.

Login to post comments