Analisti Armand Shkullaku i ftuar në “Çim Peka Live” deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk dëshiron që të ekzistojnë asnjë mundësi që të ringjallet nervi opozitar.
Ai shprehet se Rama po tenton të ekzekutoj opozitën në çdo lloj mënyre, që në fund shqiptarët të ndihen të dorëzuar dhe të pranojnë vetëm ekzistencën e Ramës.
“Edi Rama nuk do që këtë radhë të ketë prapë një mundësi sado të vogël që të ringjallet nervi opozitar dhe thotë ‘ekzekutoi, leri pa vulë, leri pa logo, leri pa koalicion, leri pa numërues, leri pa komisioner, përdhunoini, ekzekutoini me ligj ose në rrugë me bandit’ dhe kështu u vra çdo nerv opozitar. Do dorëzohen shqiptarët dhe do thonë ‘ky na ngeli dhe ky na mbeti’”