Berisha: Rama mbjell përçarje fetare me injorancë absolute, 14 maji është dita e ndarjes me regjimin e tij

E mërkurë, 10 May 2023 15:46

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha nw Malwsinw e Madhe se Rama po tenton tw mbjellw pwrçarje fetare me injorancën e tij.

“Çdo qytetar i Malësisë së Madhe kudo që ndodhet në këtë trevë, në Shqipëri apo emigracion, duhet të bëjë çdo përpjekje të votojë më 14 maj.

 

Të votojë, sepse kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk kanë pasur një qeveri që t’i ketë vjedhur gjer në palcë, e cila t’i ketë plaçkitur ata në çdo gjë, e cila t’iu dyfishojë bizneseve taksat, e cila iu dyfishon çmimet. Sot, me rritjen njëvjetore të çmimeve, secili nga ju harxhon një rrogë më shumë për të blerë ushqimet, dy pensione më shumë.

Kurse ai shëtit me avion në vakanca dhe shpenzon 22 milionë euro. Vjedh nga ju gjysmë miliardi euro, nuk ua kthen, përkundrazi ia jep klientelës së tij.

Nuk ka pasur asnjë qeveritar që të ketë vendosur një tirani varfërie me kaq shpejtësie mbi ju sa Edi Rama.

Nuk ka vend më të bukur se Malësia, nuk ka potenciale më të mëdha se Malësia. Pse braktisen? Se këto pasuri ndjehen të huaja, nuk ndjehen të qytetarëve, por të qeveritarëve.

Edi Rama ka nxjerrë formulën që nuk vdes askush urie. Nuk është puna të vdesësh urie, por të jetojmë si njerëz, të ushqehemi si njerëz, të rrisim fëmijët tanë siç duhet.

Ndaj dhe 14 maji është një ndarje e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është ndarja me një regjim që përzuri me përçmim mbi 1 milion shqiptarë në 8 vite, më shumë se çdo luftë, se çdo murtajë apo fatkeqësi natyrore.

Po përballen dy kultura, dy rryma. Njëra është e juaja, që vjen e paraqet programin, që vjen me transparencë para jush. Kurse tjetra është e bodrumit të Edi Ramës. Asnjë kandidat i tij nuk ka guxuar të dalë para jush në ekranet televizive apo në shesh dhe të debatojë me kandidatët tanë.

Edi Rama vjen këtu dhe përpiqet të mbjellë përçarje fetare me injorancë absolute. I thashë edhe asaj dite, se po të lexosh historinë e kësaj malësie, nuk e bën kurrë atë përpjekje. Jo sot, por edhe në vitet 1870, përfaqësuesit e Malësisë së Madhe i provuan Kongresit të Berlinit se pavarësisht nga fetë, ata ishin një dhe vetëm një, ishin shqiptarë dhe vetëm shqiptarë.

Këto ditë dhe orë që na ndajnë, le t’i shndërrojmë në festën e fitores. Të bashkuar siç jemi, të bëjmë gjithçka për të nxjerrë çdo qytetar të shkojë në votime.

Për të regjistruar çdo votë, për të mbikëqyrur çdo votë dhe për të firmosur fitoren e Isa Ramës, fitoren tuaj, fitoren e Malësisë së Madhe, fitoren e Shkodrës dhe Shqipërisë!” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...