Abuzimet me paranë publike nuk kanë të ndalur me institucionet në varësi direkte të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Skandali i radhës është regjistruar nga Albcontrol, që dikur drejtohej nga vetë Balluku, ndërsa tani nga bashkëpunëtorja e saj e ngushtë Laureta Omeri.
Kjo kompani publike ka hapur një tender të majmë prej gati 1,9 milion euro për trajnimin e 30 kontrollorëve ajrorë. Kosto e trajnimit për çdo kontrollor është plot 63 mijë euro për vetëm një vit, dhe financohet krejtësisht nga para publike duke qenë se kompania është me pronësi
Edhe në nëntor të viti që shkoi Albcontrol zhvilloi një tender abuziv prej rreth 600 mijë eurosh për trajnimin e personelit për 6 muaj për disa programe. Në këtë në garë mori pjesë vetëm kompania “Consulting & Management Albania” që u shpall fituese duke ofruar një vlerë sa 99.9% e fondit limit.
Edhe pse Belinda Balluku ka kohë që është larguar prej Albcontrol, ajo vazhdon të ketë një kontroll të fortë të kësaj kompanie duke vendosur në krye bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. Edhe fryma e shpalljes se prokurimeve vazhdon e njëjtë si në kohën e Ballukut, me tendera luksi dhe për trajnime personeli në vlera të paimagjinueshme./BW/