“Në moshën 92-vjeçare, ndikimi i tij keqdashës duket i madh mbi zgjedhjet anembanë globit dhe djali i tij, Alex Soros, 37 vjeç, thuhet se është edhe më radikal. Por një brez në rritje i liderëve politikë anti-Soros po lufton”, shkruan gazetarja.
Mes liderëve është Jaroslaw Kaczynski në Poloni, Ron DeSantis në SHBA, Giorgia Meloni në Itali, Bruno Retailleau në Francë dhe Belind Këlliçi në Shqipëri.
“Belind Këlliçi- konservatori i moderuar i arsimuar në SHBA po konkurron në një garë të ngushtë për kryetar bashkie në kryeqytetin Tiranë, e cila do të jetë çelësi për rrëzimin e qeverisë socialiste në shtetin anëtar të NATO-s në vitin 2025.
Kundërshtari i tij është një beniamin i Sorosit nga një parti socialiste, i akuzuar për lidhje me narkotrafikun dhe korrupsionin e Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së, aktualisht nën padi federale,”shkruan gazetarja.