Ai ka theksuar se nuk njeh asnjë nga bandat nga Ekuadori në Dubai që të ketë folur keq për kryebashkiakun në detyrë.
Gazetari lë të kuptohet se paratë e grupeve kriminale pastrohen në sektorin e ndërtimit në Tiranë, nën bekimin e Erion Veliajt.
"Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plot, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm", thotë ai.