Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka demaskuar me foto, dy blerës të votave për zgjedhjet e 14 Majit, pjesë e ekipit të Zv.Kryeministres Belinda Balluku. “Këta janë kriminelët elektoralë të Belinda Ballukut që ndajnë para në Peshkopi! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkroi Berisha në Fb.
Qytetari që denoncon rastin ka dhënë detaje të reja për ç’ka shihet në foto: “Mirëmbrëma doktor! Këta janë dy persona, njëra thuhet se është sekretarja e Belinda Ballukut, kurse tjetri - drejtor i saj, që shpërndajnë prej tri ditësh lekë në Peshkopi. Ju lutem denonconi!” shkruan ai.