Problemet me votimin/ Berisha: Në darkë do fajësojnë hakerat iranianë, policia ka marrë pushim sot

Diel, 14 May 2023 12:36

“Ka disa problematika të cilat do duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël, mosfunksionim.

 
 

Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhyjnë.

 

Kjo është e para.

 

E dyta, ka disa qendra si për shembull në Durrës ku peshkaqeni famoz si Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative, kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë.

Noviteti është se nëse i bini numrit të policisë, ai nuk ekziston. Ka marrë pushim sot policia,” tha Berisha.

Modifikuar më Hënë, 15 May 2023 08:54
Login to post comments